LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja nga e cila vuan i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid

Sëmundja nga e cila vuan i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid
Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, në qershor të këtij viti nisi një lidhje të re, e cila është komentuar dhe vazhdon të komentohet shumë në media.

Ajo është në një romancë me vëllanë e vogël të motrave Bella e Gigi Hadid, Anwar Hadid, që nga muaji qershor kur edhe u takuan me njëri-tjetrin në Los Angeles.


Flitet edhe tash e sa muaj sipas burimeve të The Sun, që çifti kanë marrë së bashku një apartament me qira në New York.

Sa i përket Anwarit, familja e tij Hadid është shumë e njohur mbarë botërisht.

Ata nuk hezitojnë që t’i tregojnë edhe problemet e tyre shëndetësore, pasi tashmë është bërë e ditur se nga cila sëmundje vuan i dashuri i Duas.

Nëna e tij, Yolanda Hadid, ka bërë të ditur se Bella dhe Anwar vuajnë nga sëmundja Lyme.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ajo kishte deklaruar në një intervistë për The Real Housewives of Beverly Hills: “Unë kam dy fëmijë që kanë sistem të imunitetit të shtypur … Të dy Bella dhe Anwar kanë sëmundjen Lyme … Ne jetuam në një fermë me kuaj. Ne kishim rriqëra kudo, çdo ditë të jetës sonë”, ka thënë ajo.

Sipas CDC, një person mund t’i nënshtrohet sëmundjes Lyme nëse kafshohet nga një rriqër me këmbë të zeza që është infektuar me baktere të caktuara që shkaktojnë sëmundje.

Kur një person merr këtë sëmundje Lyme, ai / ajo do të përjetojë simptoma të ngjashme me gripin, megjithëse nëse nuk trajtohet, bakteret mund të infektojnë pjesë të tjera të trupit si zemra, nyjet dhe sistemi nervor. Kjo mund të shkaktojë lodhje serioze, dhimbje trupi dhe probleme kognitive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori