LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Tendenca për të bashkuar LDK-në me PDK-në do të ishte shkatërrim i madh për Kosovën

Selmanaj: Tendenca për të bashkuar LDK-në me PDK-në do të ishte shkatërrim i madh për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se një koalicion tjetër LDK-PDK do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ende nuk ka qëndrim për koalicionet e mundshme me subjektet tjera por vet është shprehur kategorik kundër një koalicioni me PDK-në.


“Çdo tendencë e kujtdo qoftë për ta bashkuar përsëri LDK-në me PDK-në është shkatërrim i madh për Kosovën. Pak mërzitem për LDK-në sa mërzitem për vendin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se e kaluara ka dëshmuar se ky partneritet nuk i ka sjellë asgjë të mirë Kosovës.

“Sa herë LDK-ka ka pasur partneritet me PDK-në, është tradhtuar, është goditur prapa shpine, nuk është lejuar të qeverisë, është penguar në zhvillimin e brendshëm, është penguar në realizimin e programit të saj, etj.”

Selmanaj është shprehur i bindur se në një koalicion të tillë elektorati do ta ndëshkonte përsëri LDK-në.

Selmanaj: Vetëm LDK është parti politike, partitë tjera janë grupe kriminale
Lexo po ashtu Selmanaj: Vetëm LDK është parti politike, partitë tjera janë grupe kriminale

“Personalisht mendoj se koalicioni LDK-PDK do të ishte lajmi më ogurzi për Kosovën në një periudhë të shkurtër. Më pas mund të ndodh që PDK të demokratizohet…”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se të gjitha alternativat tjera për një koalicion me LDK-në do të ishin të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori