LAJMI I FUNDIT:

Selimi: S’ka trimëri as burrëri me coronavirus

Selimi: S’ka trimëri as burrëri me coronavirus

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kur shumica e qytetarëve po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, disa tjerë po thonë se virusi nuk iu bën asgjë pasi që as plumbi në luftë nuk iu ka bërë, sipas tij kjo është gabim.

Selimi pohon se nuk ka trimëri as burrëri me coronavirusin, transmeton Telegrafi.


“Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as coronavirusi mu…” Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin. Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Selimi ka apeluar të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë. Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë”./Telegrafi/

"S’KA TRIMNI E BURRNI ME VIRUS"Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me…

Publiée par Rexhep Selimi sur Jeudi 9 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori