LAJMI I FUNDIT:

Sela në takim me Zaevin: Përkrahim PSP-në, por duhet të dëshmojë se është kundër krimit dhe korrupsionit

Sela në takim me Zaevin: Përkrahim PSP-në, por duhet të dëshmojë se është kundër krimit dhe korrupsionit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen e punës së Prokurorisë Speciale.

Sela pas takimit me Zaevin tha se Aleanca për Shqiptarët mbështet punën e Prokurorisë Speciale, duke shtuar se kjo Prokurori duhet t’i dëshmojë opinionit se është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësojmë se kemi plot letra dhe ligje, por kemi pak funksionarë dhe ish-funksionarë të cilët si rezultat i këtyre letrave, përballem me keqpërdorime të detyrës zyrtare. Përkrahim Prokurorinë Speciale, por ata duhet t’i dëshmojnë opinionit se luftojnë krimin dhe korrupsionit”.

“Kemi edhe propozimet tona në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe duhet të nisim të sanksionojmë me ligj. Kemi kërkuar që përgjimet e paligjshme të mos kufizohen dhe të përdoren si dëshmi në hetimet e PSP-së. Vlerësojmë se duhet të intervenohet në Ligjin për Prokurorinë Publike”, tha mes tjerash Sela.

Ai tha se drejtësi do të ketë më tepër nëse avancohen kompetencat në gjyqësor, ku kërkoi edhe formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me lëndët e PSP-së.

Ndryshe, përveç takimit me Selën, Zaev sot priti në takim edhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ky i fundit pas takimit tha se ata mbështesin punën e PSP-së, duke shtuar se ata kërkojnë që kjo prokurori të vazhdojë të punojë si e veçantë./Telegrafi/

Kasami pas takimit me Zaevin: Kërkojmë që PSP-ja të vazhdojë punën me kapacitetin e plotë
Lexo po ashtu Kasami pas takimit me Zaevin: Kërkojmë që PSP-ja të vazhdojë punën me kapacitetin e plotë

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori