LAJMI I FUNDIT:

Sela: ASH është e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Sela: ASH është e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot njoftoi se janë zgjedhur kryetarët e degëve të ASh-së në 18 komuna.

Sela tha se me reformat në parti janë të gatshëm për zgjedhje, që sipas tij duhet të jenë të parakohshme.


“Ne jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje kurdo që të shpallen ata, ndërsa qëndrimi jonë si Aleancë për Shqiptarët është që zgjedhjet duhet të jenë të parakohshme në mënyrë që të dalim nga të gjithë këto kriza që janë të përditshme qoftë në aspektin, politik, ekonomik e energjetik”, tha mes tjerash Sela.

Ai tha se nuk dëshiron ta komentojë propozimin francez për zgjedhjen e kontestit Shkup-Sofje, pasi sipas tij nuk ka dokument zyrtar. Sela shtoi se ASH do të mbështesë futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës, Sela tha se ASH duhet të garojë e vetme.

“Sa i përket koalicioneve e këtyre gjërave, ato janë çështje që i përkasin organeve partiake, por ne mendojmë se Aleanca për Shqiptarët duhet të dale dhe të përballet vetë në këto zgjedhje lokale për Tetovën”, tha Sela.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori