Qoftë nëse e keni kuptuar deri tani apo jo, suksesi dhe pikëpamja juaj mbi jetën varet gjithashtu edhe nga njerëzit me të cilët e rrethoni veten.
Këtë e ka dëshmuar edhe shkenca së fundmi, ku shkencëtarët kanë thënë se suksesi personal varet nga ajo se me cilin person martoheni, transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili është publikuar së fundmi, tregon se bashkëshortët mund të kenë ndikim të madh në vendimet që i merrni, rrjedhimisht duke kontribuar fuqishëm në suksesin apo dështimin tuaj.
Sipas këtij studimi, personat me bashkëshort/e që i mbështesin janë më të prirë t’i japin vetes shanse për të shënuar sukses.
Hulumtuesit kanë kryer disa eksperimente, përmes së cilave kanë konstatuar se personat me partner inkurajues dhe mbështetës janë më të prirë të garojnë në gjëra të ndryshme dhe duke pranuar sfida të reja.
Çiftet të cilët kishin vendosur të përballeshin me sfida të reja kishin raportuar për lidhje më të lumtura, për pjekje individuale, për mirëqenie më të mirë mendore dhe kishin qenë në përgjithësi më të lumtur sesa çiftet tjera.
Ndoshta dëshmia më e mirë se suksesi juaj varet nga personi me të cilin/cilën martoheni është duke i analizuar çiftet e famshme. Pra, merrni shembull Barack dhe Michelle Obaman, Mark Zuckerberg dhe Pricilla Chan-in, Jay-Z dhe Beyonce-n, etj.
Pra, nuk është befasi që nëse e keni dikë që beson në ju, do të keni vetëbesim më të madh dhe do të ndërmerrni më shumë vendime të rrezikshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Këpucë me zgjatime flokësh?! Ndoshta kjo është dukja më e çuditshme e Julia Fox deri më tani
12 mënyra për t’u bërë më tërheqës tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë