LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i lajmeve të rrejshme në Veles: Studentët kanë qenë të koordinuar nga Rusia, dyshohet edhe një avokat maqedonas

Sekreti i lajmeve të rrejshme në Veles: Studentët kanë qenë të koordinuar nga Rusia, dyshohet edhe një avokat maqedonas

Në një analizë të përbashkët të “Buzfeed News” dhe Projektit për raportimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar (OCCRP), tregon se industria për lajmet politike në Veles, nuk ka filluar “në mënyrë spontane nga adoleshentë apolitik”.

Sipas hetimeve, pas rishikimit të publikimeve në rrjetet sociale, faturat e shtetit, informacionet mbi domenet e web-faqeve për lajme të rrejshme, si dhe pas intervistimit të “lojtarëve” kyç, faqet me lajmet e rrejshme i ka filluar avokati maqedonas Trajçe Arsov, i cili ngushtë ka bashkëpunuar me dy partnerë amerikan me profil të lartë në periudhë prej së paku gjashtë muajve nga dita e zgjedhjeve në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Analizat gjithashtu tregojnë se anëtarja ruse e “fabrikës së trillimeve” Ana Bogaçeva, e cila është e akuzuar nga këshilltari special amerikan Robert Muller, për ndërhyrjet në zgjedhje, ka qenë në Maqedoni tre muaj para se të regjistrohet web-faqja e parë.

Të dhënat e marra nga gazetarët e OCCRP, tregojnë se Bogaçeva ka qenë në Maqedoni në mes të vitit 2015, ndërsa ka dalur nga vendi përmes kufirit me Greqinë më 26 qershor të 2015, ndërsa nuk ka të dhëna për hyrjen e saj në Maqedoni.

Më 9 dhe 10 maj të po atij viti në Maqedoni ndodhi kriza më e madhe, siç njihet në opinoin ngjarjet e Kumanovës në “Lagjen e Trimave”, ku humbën jetën tetë policë. Gjykata Themelore Shkupi 1, në nëntor të 2017 për këto ngjarje dënoi me burg të përjetshëm shtatë të akuzuar, ndërsa 13 të akuzuar tjerë i dënoi me 40 vite burg.

Në pyetjen e gazetarëve pse Bogaçeva ka qenë në Maqedoni në vitin 2015, ajo është përgjigjur “më falni, por nuk flas për punën time”.

Bogaçeva është një nga 13-të shtetasit rus të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)
Lexo po ashtu Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Akuzat për shtetasit rus janë fokusuar në rolin e agjencisë kërkimore në Shën Petersburg, e cila njihet si “fabrika e trillimeve”, që ka prodhuar propagandë dhe ka shpërndarë lajme të rrejshme në rrjetet sociale, në mënyrë që t’i ndihmojë Donald Trumpit që të fitojë zgjedhjet në SHBA, ndaj kundërkandidates Hillary Clinton.

Gazetarët në këto hetime nuk kanë arritur të gjejnë lidhje mes Bogaçevës dhe web-faqeve nga Maqedonia, ndërsa avokati Arsov ka mohuar çfarë do lidhje me Rusinë.

Bogaçeva nuk është përgjigjur as në pyetjen se me kë ka pasur kontakte në Maqedoni, kush e ka lejuar ta lëshojë vendin pasi nuk ka pasur shkresë se është futur ligjërisht dhe cili është roli i saj në “fabrikat e trillimeve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori