LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Një pjesë e deputetëve kanë mungesë informacioni për raportin e BE-së

Sejdiu: Një pjesë e deputetëve kanë mungesë informacioni për raportin e BE-së

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Sejdiu gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën ka thënë se në lidhje me këtë raport ka mungesë të theksuar të informacionit nga shumica e deputetëve, pasi një pjesë e tyre nuk e dinë gjuhën angleze.

Sejdiu theksoi se deputetë duhet të presin 10 ditë e më shumë Qeverinë e Kosovës, për të bërë përkthimin e 90 faqeve të raportit të Komisionit Evropian (KE), për Kosovën


“…Ka një mungesë të theksuar të informacionit për të gjithë. Më duket që sot po e zbatojmë atë që njihet në ekonomi si ‘asimetri e informative’. Pra ka deputet që kanë pasur mundësi ta lexojnë raportin për vendin po dhe që e dinë gjuhën angleze, ka të tjerë që duhet të presin datën 26-të, meqë qeverisë i duhen 10 ditë apo më shumë për të përkthyer një raport 90 faqesh. Në këtë  lloj situate mendoj që nuk i bëjmë mirë diskutimit mbi të gjeturat e raportit. Ka shumë prej nesh që janë ekspert dhe në mungesë të dijes të gjuhës angleze nuk mund të shpërfaqin qoftë kritikën, rekomandimet sa i përket rrugës përpara. Rrjedhimisht këtu kemi deputetë që do të qëndrojnë në sallë, do të dëgjojnë për raportimin telegrafik të dikujt që ka lexuar raportin dhe në fund një numër i vogël i joni  do të thotë që kanë diskutuar për raportin për vendin. Ka edhe deputet që nuk e kanë lexuar pasi nuk e dinë gjuhën angleze dhe nuk kanë munduar ta lexojnë raportin”, u shpreh Sejdiu.

Ai po ashtu tha se në këtë asimetri të informatave janë duke e zhvlerësuar rëndësinë që ka raporti i Komisionit Evropian (KE), për Kosovën.

“Në këtë asimetri të informatave po e zhvlerësojmë rëndësinë që ka ky raport që vjen nga  një institucion që ka shumë rëndësi për Republikën e Kosovës”, ka thënë Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori