LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Nëse Konjufca mund ta rrëzojë Haradinajn përmes Listës Serbe, nuk ka nevojë për PSD-në

Sejdiu: Nëse Konjufca mund ta rrëzojë Haradinajn përmes Listës Serbe, nuk ka nevojë për PSD-në

Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, ka thënë se është e drejtë e Vetëvendosjes të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj përmes votave përcaktuese të Listës Serbe.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Partia Socialdemokrate do t’i bashkohet Glauk Konjufcës kur ai t’i sjellë nënshkrimet e së paku 49 deputetëve që nuk janë nga Lista Serbe.

Sipas Sejdiut kur të arrihet kjo, do të jetë e parëndësishme nëse Lista Serbe do të votojë ose jo rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka thënë se nëse Isa Mustafa është rrëzuar edhe me votat e Listës Serbe, pse mos të rrëzohet Qeveria Haradinaj.

“Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet vetëm një pyetje, pse paska bo me rrëzu me votat e Listës Serbe, Isa Mustafën, e pse nuk bënë Ramush Haradinajn. Nëse është parimor, dhe nëse e ke vetë më votat e Listës Serbe, atëherë cili është dallimi që të rrëzosh një qeveri paraprake me votat e Listës Serbe, dhe tjetrën jo. Unë mendoj që nuk është të Lista Serbe fare, Shpend Ahmeti nuk e ka fare zorin të votat e Listës Serbe, e ka të rezultatet e sondazheve”, ka thënë ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

NËSE KONJUFCA MUND TA RRËZOJË QEVERINË HARADINAJ PËRMES LISTËS SERBE, NUK KA NEVOJË PËR PSD-në!

Glauk Konjufca vazhdon ta manipulojë opinionin publik duke thënë se Isa Mustafa ishte rrëzuar nga pushteti me votat e Listës serbe. Konjufca nuk e saktëson se asokohe, votat e Listës Serbe nuk ishin PËRCAKTUESE për rrëzimin e tij. Përkundrazi, ishin kalkulimet e partnerit të koalicionit ato që ia dhanë fundin.

Mbase është e drejtë e Lëvizjes “Vetëvendosje!” të kërkojë rrëzim të Qeverisë Haradinaj përmes votave PËRCAKTUESE të Listës Serbe, e cila përfaqëson agjendën e Beogradit në Kosovë. Që sot, Lëvizja Vetëvendosje mund t’i mbledhë votat dhe nënshkrimet e deputetëve të saj.

Mirëpo, në këtë proces, denigrimi i Partisë Socialdemokrate (PSD) nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është tepër shqetësues. Përgjithësisht, PSD akuzohet për oportunizëm dhe tradhëti opozitare ndërsa veçanërisht, refuzimi i saj për t’i pranuar votat e Listës Serbe shihet vetëm si arsyetim, e assesi arsye.

Për më tepër, deklarimet e Konjufcës bien ndesh me qëndrimet e përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje – por edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës – rreth llogaritjes në votat e Listës Serbe. Numër i konsiderueshëm i tyre (Rexhep Selimi, Sami Kurteshi, Lutfi Haziri, etj) kanë përsëritur disa herë publikisht refuzimin e tyre për ta pranuar votën serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Partia Socidaldemokrate NUK e mbështet qëndrimin se përfaqësuesit e politikës qeveritare të Serbisë duhet ta PËRCAKTOJNË kohën dhe mënyrën e rrëzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Për diçka të tillë PSD nuk jep vota në Kuvendin e Republikës. As sot, as nesër.

Partia Socialdemokrate do t’i bashkohet Glauk Konjufcës kur ai t’i sjellë nënshkrimet e së paku 49 deputetëve që nuk janë nga Lista Serbe. Kur të arrihet kjo, do të jetë e parëndësishme nëse Lista Serbe do të votojë ose jo rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Deklarimet si ky i Konjufcës janë përpjekje që PSD-së t’i mveshet faji për mungesën e vullnetit dhe mençurisë në Lëvizjen Vetëvendosje në strategjinë e rrëzimit të qeverisë. Për më tepër, qëndrimet e këtilla vetëm sa e vështirësojnë tutje çfarëdo bashkëpunimi të efektshëm opozitar në proces./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori