Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në një konferencë për media u shpreh se ligji për Trepçën nuk është ligj për sovranizim dhe zhvillim. Përkundrazi, sipas tij, është mënyra më e ligë, më perfide e kontrabandimit të një ligji për asetin kryesor nacional të vendit.
“Megjithëse ligji u është dhënë deputetëve vetëm dy ditë para seancës për trajtimin e tij, ne e kemi lexuar ligjin dhe kemi propozuar amandamente për këtë sepse e kuptuam që ligji nuk e trajton Trepçën si aset nacional për zhvillim, por si plaçkën e radhës së Qeverisë e cila për 16 vite e ka deindustrializuar Kosovën, e ka shkatërruar ekonominë dhe ka sjellë papunësinë më të madhe në Evropë”, tha Sejdiu në fjalën e tij, transmeton Telegrafi.
Ai tha se “Qeveria me këtë ligj na ka sjellë në situatë ku në secilin nen të këtij ligji sigurohet që privatizimi të bëhet heshturazi, Trepça të shthuret dhe të shitet njësi për njësi biznesore, pra të privatizohet”.
“Ata kanë refuzuar ta trajtojnë Trepçën si ndërmarrje publike qendrore në pronësi të Republikës së Kosovës”, tha sejdiu.
“Mbrëmë në Kuvend është parë zell i paparë për privatizim të pasurisë dhe më përkushtim të hatashëm që të vazhdohet me këto politika, të cilat që 16 vite që e kanë deindustrializur dhe shkatërruar ekonominë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sejdiu.
“Muhamet Mustafa, Isa Mustafa dhe ekipi i tij në fakt ka bërë atë që janë duke e bërë Kosovë saktë që nga viti 2001, në mungesë idesh për zhvillim, ata shesin, në proces pasurohen për vete, derisa qytetarët varfërohen. Sot Republika e Kosovës një ditë pas këtij votimi ka rrezik të mbetet pa një prej sektorët kryesorë që siguron zhvillim dhe sovranitet për Republikën e Kosovës”, tha Sejdiu. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe