LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu kritik ndaj qeverisë: Korrupsioni s’luftohet përderisa shteti udhëhiqet nga të korruptuarit

Sejdiu kritik ndaj qeverisë: Korrupsioni s’luftohet përderisa shteti udhëhiqet nga të korruptuarit

Korab Sejdiu, deputeti nga radhët e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është shpreh i bindur se korrupsioni nuk mund të luftohet përderisa shteti udhëhiqet nga njerëz të korruptuar.

Të korruptuarit nuk do ta luftojnë vetveten, thotë ai, duke shtuar se ata që kanë kryer këtë vepër penale duhet të gjenden prapa grilave, raporton Ekonomia Online.


“Nuk mund të ketë seriozisht luftim të korrupsionit kur njerëzit e korruptuar i kemi në postet kyçe të shtetit edhe ata janë burimi i korrupsionit. Të korruptuarit nuk e luftojnë vetveten, por herë do kurdo ato do të gjenden prapa grilave”, tha Sejdiu.

Përderisa luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar mbetet kusht për lëvizjen e lirë në zonën Schengen, institucionet e vendit tash e tri vjet nuk po mund që të miratojnë marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas Sejdiut, përveç mungesës së konsensusit politik, në Kosovë është problem edhe mbarëvajtja e proceseve. Ai thotë se proceset e tilla po i vendosin në pozitë të pa përshtatshme edhe deputetët.

“Është një fatkeqësi e madhe që tek ne gjërat bëhen mbrapsht dhe proceset bëhen në mënyrë të mbrapsht dhe kur vjen puna për ratifikim të këtyre marrëveshjeve në Kuvend deputetët qiten para një situate shumë të vështirë ku ata vet duhet t`i vlerësojnë disa gjëra të cilat nuk janë ekspert”.

Sa i përket ratifikimit të demarkacionit, Sejdiu tha se përkundër faktit që kjo çështje është juridikisht e turbullt prapë se prapë duhet të ketë një konsensus politik.

“Në aspektin juridik kjo çështje është bërë një e turbullt jashtëzakonisht shumë dhe mendoj si çështje e interesit vital jo vetëm unë por të gjithë deputetët duhet me pas konsensus të plotë për të vazhduar njërën drejtim ose tjetrin”, deklaroi Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori