LAJMI I FUNDIT:

Seferi synon që të luajë një ditë në Bundesligë: Ka pasur interesim edhe nga Serie A

Seferi synon që të luajë një ditë në Bundesligë: Ka pasur interesim edhe nga Serie A

Taulant Seferi është njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar.

Sulmuesi anësor aktivizohet në Zvicër, ku është pjesë e kampionit në fuqi Young Boys Bern, por i huazuar tek Xamax.


Seferi shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur, teksa ka qenë mysafir i radhës në intervistën ‘Live’ për Telegrafin në Instagram.

Djaloshi nga Kumanova ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij, teksa e sheh vetën një dit në Bundesliga.

“Momentalisht jam i huazuar te Xamaxi dhe në fund të sezonit do të rikthehem te Young Boys”.

“Menaxherët e mijë do të bisedojnë me klubin nëse do të mbetëm aty nëse kam hapësira apo do të largohem”, u shpreh Seferi.

23-vjeçari thotë se një dit synon të luaj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, pasi beson se është kampionat i duhur për të.

“Bundesliga është kampionati ku synoj që një ditë të luaj, pasi më pëlqen shumë dhe besoj që do të përshtatem mirë”, deklaroi Seferi për Telegrafin.

Tutje reprezentuesi shqiptar foli edhe për interesimet nga Serie A, duke i konfirmuar ato, por pa përmendur emra të klubeve.

“Është e vërtetë që ka pasur interesime nga Serie A, pasi menaxheri ka pasur disa biseda, por në fund nuk u bë diçka konkrete”.

“Gjithsesi unë jam i fokusuar momentalisht tek Xamax e pastaj të bisedojë me Young Boysin para se të marrë hapin tjetër në karrierë”, deklaroi Seferi.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është aktivizuar në 18 ndeshje këtë edicion në Superligën e Zvicrës ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/