LAJMI I FUNDIT:

Seattle e nisi ndeshjen ndaj Dortmundit me një tetëvjeçar në portë që po e lufton sëmundjen e leukemisë – zëvendësimi i tij u prit me ovacione të mëdha në stadium

Seattle e nisi ndeshjen ndaj Dortmundit me një tetëvjeçar në portë që po e lufton sëmundjen e leukemisë – zëvendësimi i tij u prit me ovacione të mëdha në stadium

Tifozi tetëvjeçar i futbollit, Bheem Goyal, i cili është një pacient me kancer dhe po luftën me këtë sëmundje, iu dha mundësia të luajë në portë për Seattle Sounders ndaj Borussia Dortmundit.

Është ëndërr e shumë fëmijëve që të luajnë për klubin e tyre të zemrës, por jo shumë e kanë këtë rast.


Fondacioni ‘Make e Wish’ ia siguroi djalit të ri përmbushjen e ëndrrës. Kjo shoqatë që merret me bamirësia dhe rastet me kancer, i ndihmon pacientët e rinj të përmbushin dëshirat e tyre.

Ata i kanë me klubin e MLS, Seattle Sounders dhe kanë ‘nënshkruan’ kontratë me tetëvjeçarin Bheem Goyal, duke ia dha atij mundësinë që të luajë në miqësoren e së enjtes kundër Borussia Dortmund, si portier.

Topi nisi nga mesi i fushës dhe shkoi te djaloshi që po ashtu e pasoi një herë, për të dal pastaj topi jashtë, që ai të zëvendësohej.

Në portë u kthye, Bryan Meredith. Për fat të keq për 29-vjeçarin, performanca e tij nuk ishte aq e mirë, pasi humbën 3-1 me golat e Marius Wolf, Paco Alcacer dhe Jadon Sancho.

Goyal para ndeshjes ka qëndruar me ekipin në stërvitje.

Stefan Frei që po ashtu është portier me shumë përvojë ka thënë se ka qenë e mrekullueshme që djaloshi ka ardhur në stërvitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori