LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore e Rihannas dhe babait të saj është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit

Seanca gjyqësore e Rihannas dhe babait të saj është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit

Beteja gjyqësore e Rihannas me babanë e saj, Ronald Fenty, thuhet se është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Këngëtarja, 32-vjeçare, në 2019 hodhi në gjyq babanë e saj për tregti të paligjshme në emër të markës së saj “Fenty”, por pasi ajo aktualisht ndodhet në Londër dhe pamundësia për të udhëtuar në Los Angeles, ka bërë që ylli nga Barbados të mos ndjekë gjyqin.

Ajo e akuzoi Ronald Fenty dhe dy partnerë biznesi për mashtrim dhe reklama të rreme për talentin dhe kompaninë e saj të prodhimit “Fenty Entertainment”.

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Rihanna zbuloi vitin e kaluar që kishte jetuar fshehurazi në Londër për më shumë se 12 muaj.

Gjyqi ishte caktuar të fillonte në 23 qershor 2020, megjithatë ishte shtyrë deri më 22 shtator.

Krijuesja e hitit “Umbrello” më parë tha për ‘New York Times’ se ajo dëshiron të jetojë në Londër për anonimitetin që sjell të jetosh në një qytet të madh.

Rihanna dhe babai i saj (Foto: Instagram)

Në letrat juridike të marra së pari nga The Blast, këngëtarja, e lindur Robyn Rihanna Fenty, pretendon se Ronald po kërkon të përfitojë nga fama e saj, dhe se së bashku me një partner biznesi, Moses Perkins, ai ka bërë kërkesë të biznesit duke vepruar në mënyrë të rreme si agjent i saj.

Riri i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për babanë e saj në përdormimin e emrit ‘Fenty’,  si dhe kërkoi një sasi të papërcaktuar dëmshpërblimi.

Sidoqoftë, marrëdhënia e Rihannas me babanë e saj nuk është edhe aq e mirë.

Ronald ka luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe këngëtarja i ka thënë Oprah se si fëmijë ajo ishte dëshmitare e babait për abuzimin fizik të nënës së saj. /Telegrafi/

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori