LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti pritet të hapet konkursi për komisionarin e FSK-së

Së shpejti pritet të hapet konkursi për komisionarin e FSK-së

Për herë të parë në Kosovë do të ketë komisionar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, institucion në të cilin do të mund të drejtohen ankesat dhe çështje të tjera të ushtarëve.

Deputetët e Komisionit për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes zhvilluan sot një takim me komisionaren parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Hogl dhe paraardhësin e saj, Reinhold Robbe.


Gjermanët, të cilën dhanë kontributin e tyre në krijimin e një ligji të tillë, deklaruan se ky institucion është tejet i rëndësishëm për të drejtat e ushtarëve dhe do të jetë i ngjashëm me Avokatin e Popullit.

Sipas kryetarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, konkursi për zgjedhjen e komisionarit do të hapet së shpejti, pasi ligji të hyjë në fuqi.

“Ne i falënderojmë për kontributin që kanë dhënë, edhe për idenë. Tanimë ne kemi punuar dhe e kemi edhe komisionarin për Ushtrinë e Kosovës, është i modelit gjerman. Kemi pasur kërkesa edhe këshillime të shumta. Është bërë punë e gjatë për këtë komisionar. Ne kemi arritur ta dërgojmë në lexim të dytë. Tani presim që ky komisionar të fillojë punën, të zgjidhet pasi të hyjë në fuqi (ligji) … Është mirë, uroj ushtarët. Ata do të kenë një adresë ku do t’i trajtojnë rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Jam i bindur se ka pasur nevojë për një gjë të tillë”, tha Berisha.

Berisha u deklarua pas takimit me gjermanët, nga të cilët tha se kanë marrë garanci për këshillime dhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

Komisionarja parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Hogl dhe paraardhësi i saj Reinhold Robbe, e vlerësuan si tejet të rëndësishëm krijimin e një institucioni të tillë.

Robbe tha se komisionari për FSK-në do të jetë i ngjashëm me institucionin të cilin e Gjermania e ka shumë kohë më parë.

“Një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, të cilit mund t’i drejtohet secili ushtar apo ushtare, me kërkesat apo ankesat e tyre që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre. Ai do ta ketë detyrën e një lloj avokati i cili do t’i çojë përpara, do t’i adresojë aty ku duhet ankesat e tyre dhe do të jetë përkrah këtyre ushtarëve në mënyrë që të gjitha çështjet që i kanë t’i trajtojnë në mënyrën e duhur”, tha ai.

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për komisionarin e FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori