LAJMI I FUNDIT:

Pritet ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Pritet ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Punën dhe sfidat me të cilat po përballet Termocentrali Kosova A dhe Kosova B, sot ishte për t’i parë nga afër ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga zëvendësndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick. Ata paralajmëruar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i “Kosovës së Re”.

Stavileci ka theksuar se Qeveria ka ardhur në një moment kritik për të ardhmen dhe stabilitetin e energjisë, duke theksuar se kjo lidhet drejtpërsëdrejti edhe me fushat e ekonomisë dhe zhvillimin ekonomik. Ai shtoi se Ministria të cilën ai drejton është duke përgatitur strategjinë e energjisë për vitin 2016-2025, në mënyrë që të adresohen të gjitha problemet me të cilat sot përballet sektori i energjisë.


“Ne po ashtu jemi në proces të vazhdueshëm të implementimit të projektit Kosova e Re“, ka thënë Stavileci.

Ndërsa, Warlick shtoi se siguria e energjisë është një nga përbërësit kryesor për rritje ekonomike në të ardhmen, sidomos për stabilitetin e Kosovës.

“Zëvëndëspersidenti Joe Biden ka theksuar se fuqizimi i sigurisë në fushën e energjisë përmes Kosovës C, do të furnizojë Kosovën me energji dhe rritje ekonomike. Ky termocentral i projektuar nga kompania amerikane CounterGlobal, pritet ta zvogëloje emetimin e grimcave për më së paku 95 për qind dhe të zvogëlojë emetimin e oksidit sulfurik, oksidit nitrik për të paktën 75 për qind”, tha Warlick. “Ky termocentral i ri dhe modern do të ndihmojë zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, çka do jap rezultate të mira në shëndet për qytetarët. Për më tepër ky termocentral shumë i qëndrueshëm do të mundësojë një rritje më të madhe ekonomike dhe investime”. /KP/