LAJMI I FUNDIT:

Scholes insiston: Man City është skuadër më e mirë se Liverpooli

Scholes insiston: Man City është skuadër më e mirë se Liverpooli

Legjenda angleze e Manchester Unitedit, Paul Scholes këmbëngul se Liverpooli nuk është skuadra më e mirë në Angli.

Liverpooli mban një epërsi prej 22 pikësh ndaj City dhe janë vetëm gjashtë fitore larg nga titullin i parë i ligës në 30 vitet e fundit.


Por, ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Scholes, këmbëngul se skuadra e Pep Guardiolës mbetet një klasë mbi ekipin e Jurgen Kloppit.

Super kompjuteri vjen me parashikim të ri – Liverpooli kampion me rekord pikësh, befasi renditja e klubeve të mëdha
Lexo po ashtu Super kompjuteri vjen me parashikim të ri – Liverpooli kampion me rekord pikësh, befasi renditja e klubeve të mëdha

“Jo nuk mendoj se Liverpooli është më mirë se City”, ka thënë fillimisht Scholes.

“Unë ende mendoj se skuadra e Guardiolas do të luajë gjithmonë futboll më të mirë. Ekipi i Liverpoolit thjesht po e bën punën”.

Man City – Liverpool (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo që Liverpooli ka bërë deri më tani nuk është asgjë tjetër përveçse e bujshme”.

Scholes dhuron një pasim maestral në ndeshjen e lamtumirës së Kompanys  
Lexo po ashtu Scholes dhuron një pasim maestral në ndeshjen e lamtumirës së Kompanys  

“Ata mund të shkojnë dhe të fitojnë tripletën, ata mund të kryejnë sezonin si të pamposhtur”.

“Ju mendoni se një skuadër në një moment do t’i mundë ata, por ajo që ata kanë bërë deri më tani është e bujshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori