LAJMI I FUNDIT:

“Schmeichel e ëndërron kalimin te United”, kështu thotë ish-bashkëlojtari i tij Bischoff

“Schmeichel e ëndërron kalimin te United”, kështu thotë ish-bashkëlojtari i tij Bischoff

Ish-bashkëlojtari te Manchester City, Mikkel Bischoff ka thënë se ëndrra e Kasper Schmeichel është që të transferohet te Manchester United.

Reklama

Portieri e ka shijuar një karrierë të suksesshme në këto 15 vite, derisa ishte pjesë e akademisë së Citizens në vitin 2005.

Por, kulmin e karrierës, Schemichel e arriti te Leicester City, aty ku ia doli të shpallej kampion i Ligës Premier para katër vitesh.

Bischoff ka zbuluar se portieri i ‘Dhelprave’ ende e ëndërron që të luajë në Old Trafford, duke tentuar kështu t’i ndjekë hapat e babait të tij, që në të kaluarën ishte pjesë e United.

“Schmeichel është një fans i madh i Manchester United. Ai gjithmonë ka ëndërruar të luajë atje, do të ishte një ëndërr e realizuar për të”, ka thënë ish-bashkëlojtari i tij.

“Nëse Kasper të luante vetëm dhjetë ndeshje për Unitedin, ai do të kalonte menjëherë atje. Është e thjeshtë, diçka e madhe për të”, ka shtuar më tej ai.

David de Gea po kalon nëpër një formë të dobët në këto dy sezonet e fundit te skuadra angleze, andaj nuk përjashtohet mundësia që Schmeichel të kalojë në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

La Liga
Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Ligat tjera
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

Ligat tjera
“Jam i shqetësuar” - Ancelotti flet për akuzat ndaj Barcelonës për ryshfet drejt gjyqtarëve

“Jam i shqetësuar” - Ancelotti flet për akuzat ndaj Barcelonës për ryshfet drejt gjyqtarëve

La Liga
Kalo në kategori