LAJMI I FUNDIT:

Schalke shpreson ta mbajë Todibon

Schalke shpreson ta mbajë Todibon

Schalke do t’i bëjë të gjitha hapat e nevojshëm në përpjekje që ta mbajë në skuadër Jean-Clair Todibon edhe në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Barcelonës është i huazuar te skuadra gjermane, e cila e ka opsionin që ta bëjë të përhershëm transferimin.


Mirëpo, katalunasit kërkojnë 25 milionë euro për ta shitur futbollistin 25 vjeçar, shumë që është e madhe për Schalken.

View this post on Instagram

T E A M @s04 🔵⚪️ 🤜🏻🤛🏿

A post shared by Jean-Clair Todibo (@jctodibo) on Apr 17, 2020 at 11:45am PDT

Mirëpo, Mundo Deportivo raporton se ekipi nga Gelsenkirchen shpreson të arrijë marrëveshje me Blaugranët për të nënshkruar me lojtarin.

Barcelona planifikon t’i ofrojë tre lojtarë për Neymarin
Lexo po ashtu Barcelona planifikon t’i ofrojë tre lojtarë për Neymarin

Francezi është pjesë e Barcelonës nga viti 2019 kur u transferua nga skuadra e Ligue 1, Toulouse. /Telegrafi/

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)