LAJMI I FUNDIT:

Scalonii: Është një finale që duam ta fitojmë, populli ynë e meriton një gëzim të tillë

Scalonii: Është një finale që duam ta fitojmë, populli ynë e meriton një gëzim të tillë

Argjentina do të përballet me Francën në finalen e madhe të Kupës së Botës, ku synimi është triumfi për herë të tretë në garën më të madhe në futboll.

Si argjentinasit ashtu edhe francezët kanë nga dy Kupa të Botës të fituara dhe synojnë të marrin të tretën.


Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur para përballjes me Francën, ku ka thënë se kanë tifozët më të mirë në botë dhe e meritojnë këtë gëzim.

“Ne kemi tifozët më të mirë në botë dhe ata e meritojnë këtë gëzim. Të jesh kaq pranë trofeut është një emocion që e ndjejnë të gjithë në Argjentinë. Jemi të lumtur që ne jemi arsyeja e gëzimit të tyre dhe do të bëjmë më të mirën tonë për ta. Skuadra është në gjendje të mirë para kësaj ndeshje”.

“Të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe janë të gatshëm. Për ne të gjithë janë të rëndësishëm dhe ata që nuk kanë pasur hapësira. Jemi gati ta shijojmë këtë moment dhe të hyjmë në histori. Personalisht jam krenar për momentin që kemi arritur. Janë momente që duhen shijuar. Kur je para një finaleje të tillë duhet ta shijosh momentin, pasi kjo të ndihmon dhe në rrjedhën e ndeshjes”, tha Scaloni.

Tutje trajneri argjentinas tha se Leo Messi është në gjendje të mirë, por që ka shumë lojtarë nga të dyja kombëtaret të aftë për ta vendosur ndeshjen dhe nuk është vetëm një sfidë mes Messit dhe Mbappes.

“Ne e përgatisim ndeshjen tonë duke u bazuar tek kundërshtari, tek mënyra se si ne mendojmë se ata do luajnë përballë nesh. Nëse kjo është ndeshja e fundit e Messit në një Kupë Bote shpresoj ta fitojmë Kupën dhe për të. Duhet ta shijojmë këtë moment. Luan Franca dhe Argjentina, përtej sfidës Messi dhe Mbappe. Messi është në gjendje të mirë, por mos të harrojmë se të dyja ekipet kanë shumë lojtarë me cilësi që mund të vendosin ndeshjen krahas këtyre të dyve.

“Si do e ndalim Mbappen? Do jetë më shumë një punë ekipore sesa individuale, kjo vlen jo vetëm për Mbappe pasi Franca ka shumë lojtarë të mirë. Mbappe është ende i ri dhe jam i bindur se do të përmirësohet akoma dhe më shumë”.

Krejt në fund Scaloni tha se synon që ta përmbyllë projektin për ta gëzuar popullin.

“Kombëtarja e Argjentinës nuk është e imja apo e një individi është e të gjithë argjentinasve. Jam munduar që t’u jap mundësinë të gjithë lojtarëve që të tregojnë veten. Kemi një grup me shumë cilësi që japin maksimumin kur veshin fanellën e kombëtares. Synimi ynë ka qenë që të besojmë tek projekti që nisëm me një skuadër që sjell gëzim për popullin tonë dhe kjo u realizua”, deklaroi Scaloni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori