Kryetarët e Këshillave Greviste komunale, të universiteteve dhe ata të shoqatave sindikale të Federatës së shërbyesve civilë kanë mbajtur një takim gjatë ditës së sotme.
Përmes një komunikate për mediat SBASHK-u thotë se ata kanë pritur se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të angazhimet e përkushtimit të Qeverisë për të pasur takime me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe për të bërë angazhime për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme.
Mirëpo sipas sindikatave, deklaratat e Kurtit dhe anëtarëve tjerë të Qeverisë gjatë ditës nuk japin shpresa për zhbllokim të situatës.
“Deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë”.
SBASHK-u thotë se ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi.
“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) thotë se nuk do të pushojnë për asnjë moment për të tentuar të gjejnë zgjidhje bashkë me Qeverinë.
“Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar grevistët të cilët, edhe përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj tyre, por vazhdojnë të qëndrojnë me dinjitet dhe unik në përpjekjet për realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Njëherazi i sigurojnë grevistet se do te jenë zëri i tyre dhe s’do te pushojnë asnjë moment për të tentuar që të bisedojnë me Qeverinë për të gjetur një mënyrë të realizimit të kërkesave”, thuhet në fund të kumtesës së SBASHK-ut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër