Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së diele pas votimit në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ka folur para gazetarëve për grevën në arsim.
Kurti u tregua i ashpër me SBASHK-un duke i quajtur ata sindikalistë të PAN-it.
“Kurs kundër Qeverisë së progresit e shpresës, prej sindikalistëve të PAN-it të cilëve iu ka ndaluar sahati më 5 qershor të vitit 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it dhe duan t’i bëjnë shërbim PAN-it në opozitë, duke bërë grevën armë kundër Qeverisë”, ka thënë Kurti.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri në një prononcim për Telegrafin, tha se deklaratat e tilla i shohin si tentim të Qevrisë për ta thelluar hendekun mes tyre dhe sindikatës si dhe për të vazhduar edhe më tej greva.
“Sindikalistë janë 25 mijë anëtarë të SBASHK-ut dhe të njëjtit këta sindikalistë në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i PAN-it, kanë bërë tre javë grevë për të drejtat e tyre. Tani nëse Kurti po mendon që përmes këtyre deklaratave ta thellojë edhe më shumë hendekun mes sindikatës dhe Qeverisë nga frika se mos rasisht po ndërpritet greva”, tha ai.
Ymeri tutje shktoi se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime, dhe se është e papranueshme që të quhen se janë nga partitë politike.
“Kjo po shihet si një tentim i Qeverisë për të penguar dialogun dhe për të vazhduar greva, sepse kërkesat janë shumë të drejta dhe legjitime dhe të quhen se janë nga kjo parti apo tjetra janë të papranueshme”, deklaroi Ymeri për Telegrafin.
Ai shtoi se greva do të përfundoj varëshit nga dialogu me Qeverinë e Kosovës.
“Kur ta merr këshilli grevist i BSPK-së vendimin dhe konsideron se janë plotësuar kushtet për ndërprerjen e grevës, anëtarësia e SBASHK-ut besoj se do t’i bindet vendimit që merr këshilli grevist i BSPK-së”, tha Ymeri.
Ndërkohë deri në janar, mësimdhënësit sikurse edhe shërbyesit tjerë publikë do të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Qeveria Kurti me pakon e re mbështetëse ndaj inflacionit.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.
Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert