LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregohet i ashpër me SBASHK-un, i quan sindikalistë të PAN-it

Kurti tregohet i ashpër me SBASHK-un, i quan sindikalistë të PAN-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas votimit në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ka folur për grevën në arsim.

Kurti ka thënë se të gjitha ofertat që ka bërë Qeveria e Kosovës janë refuzuar nga sindikatat.


Para gazetarëve i pari i Qeverisë ka thënë se “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”.

“Kurs kundër Qeverisë së progresit e shpresës, prej sindikalistëve të PAN-it të cilëve iu ka ndaluar sahati më 5 qershor të vitit 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it dhe duan t’i bëjnë shërbim PAN-it në opozitë, duke bërë grevën armë kundër Qeverisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë thirrje që të filloj mësimi, derisa ka shtuar se shkolla është shteti.

“Mësimi duhet të fillojë sa më parë, është dashur të fillojë më 1 shtator. Nuk duam të bojkotohet shteti, sepse shkolla është shteti. Të gjitha ofertat tona për Këshillin Grevist dhe Sindikatën e Arsimit nuk kanë vlejtur, u refuzuan. Për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng, për përshtypjen time të fuqishme, gjitha takimet që kam pasur, bëhet fjalë për një lloj inati anti-qeveritar”, u shpreh kryeministri.

Ai ka thënë po ashtu është në diskutim publik edhe Ligji për paga, ndërsa ka thënë se Qeveria do të vazhdojë me ndihmë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori