LAJMI I FUNDIT:

Sauditët po negociojnë me UEFA-n: Ata e duan një klub të vetin në Ligën e Kampionëve që në vitin 2025

Sauditët po negociojnë me UEFA-n: Ata e duan një klub të vetin në Ligën e Kampionëve që në vitin 2025

Autoritetet e Arabisë Saudite po negociojnë me UEFA-n për disa mundësi në sezonin 2025/2026, fillimisht duke kërkuar që nga liga e tyre te këtë të paktën një përfaqësues në Ligën e Kampionëve.

Gazeta e respektuar italiane Calcio e Finanza, shkruan se bëhet fjalë për klubin që del kampion në Superligën e Arabisë Saudite, që do të mund të luante në Ligën e Kampionëve bazuar në një lloj ‘Xhokeri’, të cilin UEFA do ta miratonte.


Klubet saudite tashmë konkurrojnë në dy gara të mëdha. Kupën e Klubeve Arabe, e cila së fundmi u fitua nga Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic me Al Nassr, ndërsa është edhe Liga e Kampionëve të Azisë.

Por e gjithë kjo nuk mund të krahasohet me prestigjin e të luajturit në Ligën e Kampionëve në Evropë, garën më të madh në botë për klube në çdo kuptim.

Dëshira e sauditëve është që kampioni i tyre të marrë një ftesë në Ligën e Kampionëve pas fillimit të formatit të ri të garës.

Në vend të 32 pjesëmarrësve të mëparshëm LK, në të ardhmen do të jenë 36 ekipe. Kjo do të thotë 64 ndeshje më shumë se më parë. Në vend të 125 sa luheshin, do të luhen 189.

Nuk ka më grupe

Ndryshimi më i madh është shndërrimi i fazës së parë të garës nga grupi tradicional në kampionat, në të cilin do të garojnë të 36 klubet, por jo të gjitha kundër të gjithëve, por të ndarë sipas koeficienteve.

Secilit prej pjesëmarrësve do t’i garantohen të paktën tetë ndeshje të fazës së ligës kundër tetë klubeve të ndryshme, nga katër ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Kjo është një rritje e numrit të ndeshjeve të garantuara krahasuar me gjashtë ndeshjet aktuale ndaj tre rivalëve në grup.

Për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve, Liga e Kampionëve do të luhet në janar për herë të parë në histori. Pas përfundimit të kampionatit të Ligës së Kampionëve, tetë klubet e renditura të para do të kalojnë në fazën eliminatore dhe klubet nga vendi i 9-të deri në atë të 24-të do të luajnë një play-off që do t’i japë tetë pjesëmarrësit e mbetur në raundin e 16.

Në kampionatin e Ligës së Kampionëve, jo të gjithë do të luajnë me të gjithë

Klubet e mposhtura nga ai playoff do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës. Klubet që përfundojnë fazën bazë të LK-së në të tretën e fundit, nga vendi i 25-të në të 36-tën, zbresin nga gara. Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me play-off-in e përmendur për pjesën e dytë të vendeve në fazën eliminatore. Në të do të mund të takohen klube nga të njëjtat vende. Tani dhe deri në vitin 2024, ata mund të luajnë kundër njëri-tjetrit vetëm nga çerekfinalet.

Pozicionimi i skuadrave në vazo për shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024
Lexo po ashtu Pozicionimi i skuadrave në vazo për shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024

Debati më i madh ishte rreth kritereve me të cilat do të përzgjidhen katër pjesëmarrës të rinj, shtesë të Ligës së Kampionëve.

UEFA donte të mbronte sa më shumë gjigantët e dështuar apo të rënë si Manchester United, Juventus apo deri vonë Barcelona, ​​më saktë, të bënte gjithçka që të mos mbeteshin pa një Ligë Kampionesh, edhe nëse kampionatet kombëtare do të përfundonin më poshtë se vendi i katërt.

Një revoltë e klasës së mesme i pengoi gjigantët të garantonin Ligën e Kampionëve

Planifikohej që çdo sezon t’u jepnin dy vende në LK klubeve që nuk fitojnë ligat shtetërore, por “historikisht e meritojnë”. Dëshira e UEFA-s ishte që ato dy vende t’u jepeshin gjigantëve që kanë koeficientin më të lartë të klubeve në Evropë në pesë vitet e fundit.

Kjo ka zemëruar klube të tilla si West Ham, Leicester dhe Eintracht Franfkurt, të cilat nuk e kanë pranuar dhe kërkesa e tyre u pranua.

Si mund të jenë shtatë klube të Ligës Premier pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Si mund të jenë shtatë klube të Ligës Premier pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Mbetet të shihet se si do të shkojë situata me kërkesën e arabëve për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori