LAJMI I FUNDIT:

Sarri, trajner i Romës në sezonin e ardhshëm?

Sarri, trajner i Romës në sezonin e ardhshëm?
Di Francesco dhe Sarri (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarrit thuhet se i është ofruar shansi për të trajnuar Romën në sezonin e ardhshëm.

Sarri po përjeton kohë të vështira në Ligën Premier me disa humbje të njëpasnjëshme, të cilat ia kanë lëkundur pozitën.


Trajneri italian është bërë cak i thirrjeve të tifozëve për largim të tij nga Stamford Bridge pas këtyre rezultateve.

Chelsea me ultimatum ndaj Sarrit, italiani duhet ta fitojë Kupën e Ligës
Lexo po ashtu Chelsea me ultimatum ndaj Sarrit, italiani duhet ta fitojë Kupën e Ligës

Megjithatë, ish-trajneri i Napolit ka ende shumë skuadra që i duan shërbimet e tij.

Sarri mund ta zë pozitën e Di Francescos (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit La Reppublica, konsulenti i Romës, Franco Baldini dhe Presidenti James Pallotta kishin darkë në Londër me Sarrin, ku i propozuan pozitën e Eusebio Di Francescos.

Gazeta shpjegon se Di Francesco është shumë e mundur për tu larguar në fund të sezonit dhe se drejtori sportiv Monchi mund të largohet gjithashtu.

Panucci shihet si pasues i Di Francescos te Roma
Lexo po ashtu Panucci shihet si pasues i Di Francescos te Roma

Kështu, ish-trajneri i Napolit do të ishte zgjedhja e parë e Giallorossëve për të marrë frenat e skuadrës, duke pasur parasysh pasiguritë e tij në Stamford Bridge.

Roma është në pozitën e pestë në Serie A pas 24 ndeshjeve të luajtura dhe përballen me Frosinonen të shtunën. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori