LAJMI I FUNDIT:

Sarri pas barazimit me Leccen: Juventusi e mori me lehtësi

Sarri pas barazimit me Leccen: Juventusi e mori me lehtësi
Maurizio Sarri (Foto: Juventus FC/Twitter)

Maurizio Sarri është deklaruar pas barazimit 1-1 me Leccen, duke thënë se Juventusi e mori ndeshjen me lehtësi.

Trajneri italian ka thënë se ata krijuan mbi dhjetë raste për gol, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin ato.


“Fakti qëndron se ne krijuam dhjetë raste për gol dhe nuk i përfunduam ato. Mendoj se ne e morëm ndeshjen më lehtë”, ka thënë Sarri.

Juventusi rrëshqet te Lecce, kënaqet me një pikë
Lexo po ashtu Juventusi rrëshqet te Lecce, kënaqet me një pikë

“Nuk e di nëse e dominuam ndeshjen apo ishim më të mirë se kundërshtari, por nuk duhet ta mendojmë atë. Kishim shumë shanse, por edhe mirëpo dhe shumë gabime”.

Për ndeshjen e tretë me radhë Mathtijas de Ligt luajti me dorë, ndërsa sot i mundësoi Lecces që ta barazonte rezultatin. /Telegrafi/