LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Nuk i frikësohemi konkurrencës me Interin

Sarri: Nuk i frikësohemi konkurrencës me Interin
Maurizio Sarri (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri është deklaruar për ndeshjen që Juventusi e zhvillon ndaj Parmës, por edhe rivalitetin për titull me Inerin.

Trajneri italian ka thënë se ai nuk i frikësohet konkurrencës së Nerazurëve dhe nuk mendon për transferimet e tyre.


“Parma? Është një skuadër solide. Kanë shumë fizik si ekip dhe kanë sulmues me nivel. Kanë vlera dhe dinë të bëjnë kundërsulme të nivelit të lartë, e meritojnë klasifikimin që kanë”, ka thënë Sarri.

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ronaldo i zbeh paraqitjet Dybalas? Dibala deri më tani ka bërë shumë mirë me të gjithë në sulm. Por është e qartë se kur luajnë së bashku duhet parë ekuilibri në anën tjetër të fushës. Por, ky konstatim nuk duket i drejtë për mua”.

“Merkatoja e Interit? “Nuk po ndjek merkaton tonë, imagjinoje atë të Interit. Të pasurit frikë është një fjalë e madhe. Ne e dimë se duhet të bëjmë sa më mirë në rrugëtimin tonë”.

Rikthehet në skenë shkëmbimi Rakitic – Bernardeschi
Lexo po ashtu Rikthehet në skenë shkëmbimi Rakitic – Bernardeschi

“Tre ndeshje radhazi për De Ligt? E ka bërë këtë kur vinte nga 15 ndeshje të ngjeshura dhe mund ta bëjë edhe tani që vjen nga një periudhë pushimi. Por, ta shohim si është dhe më pas do vendosim. Bonuçi pushoi në Kupë dhe Rugani tregoi se është gati”.

“Bernadeschi mund të largohet? Askush nuk më ka thënë asgjë, kështu në këtë moment nuk dua të flas për këtë. Për mua është diçka që nuk ekziston”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori