LAJMI I FUNDIT:

Sarri konfirmon se Ronaldo nuk donte të luante qendërsulmues te Juventusi

Sarri konfirmon se Ronaldo nuk donte të luante qendërsulmues te Juventusi

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri më në fund zbuloi të vërtetën rreth refuzimit të Cristiano Ronaldos për të luajtur qendërsulmues në Juventus, një çështje që duket se po ndizet sërish te Manchester United.

Reprezentuesi portugez çuditërisht ka filluar të bëhet çështje edhe tek Manchester Unitedi, ashtu siç ishte edhe tek Juventusi.


Ronaldo thuhet se po refuzon të luaj vazhdimisht rolin e sulmuesit qendror, një gjë që e bënte edhe te Zonja e Vjetër.

Pasi Lazio e Sarrit mundi 3-0 Cagliarin në Serie A këtë mbrëmje, trajneri italian u pyet për thashethemet që qarkulluan rreth raportit të trazuar të tij me Ronaldon.

A ishte e vërtetë që Sarri i kërkoi Cristiano Ronaldos të luante si qendërsulmues për Juventusin dhe CR7 refuzoi?

“Cristiano shënoi me mua më shumë gola në Serie A se në secilin sezon tjetër”, u përgjigj fillimisht Sarri për Sky Sport Italia.

“Ai ishte i përgatitur të luante qendërsulmues në disa ndeshje kur kishim një situatë emergjente, por nuk i pëlqente shumë ideja për ta bërë atë rregullisht”.

“Në ato situata, ju përfundoni duke sfiduar siguritë që ka lojtari. Ronaldo shënonte 35-40 gola në sezon duke u nisur nga ai pozicion më anësor, ndaj për të ishte një kërkesë thuajse absurde. Kjo është e kuptueshme për mënyrën se si ai luan”, përfundoi italiani.

Ronaldo luajti 46 ndeshje më të gjitha garat nën drejtimin e Sarrit në Juventus dhe gjeti rrjetën 37 herë. Në sezonin 2019-20, CR7 shënoi 31 gola në 33 paraqitje në Serie A, së bashku me tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori