LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Dua që ta mbaj Hazardin

Sarri: Dua që ta mbaj Hazardin

Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se ai dëshiron që ta mbajë në skuadër, Eden Hazardin.

Hazard ka qenë subjekt i spekulimeve nga mediat spanjolle që sugjeruan se Real Madridi do ta rrëmbejë gjatë kësaj vere para fillimit të sezonit.


Sarri thotë se 27 vjeçari është në planet e tij dhe nuk e sheh atë si zëvëndësues të Cristiano Ronaldos.

“Hazard është lojtar i një niveli shumë të lartë dhe mendoj se ai është një prej dy ose tri top lojtarëve evropiane”.

“Shpresoj se unë do të arrij që ta përmirësoj. Kjo është shumë e vështirë duke parë se ai ka arritur një nivel shumë të lartë”.

“Me Mertensin është ndryshe. Dries gjithnjë ka qenë sulmues i jashtëm. Të gjithë mendojnë se ai ka arritur nivel të lartë”

“Por, ne po flasim për dy lojtarë të një profili shumë të lartë. Dries startoi nga nivele më të ulëta. Shopresoj se unë do ta përmirësoj po ashtu Hazardin, por kjo është e vështirë”, u shpreh Sarri. /Telegrafi/