LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet ndërkombëtare dobësojnë ekonominë e Koresë së Veriut

Sanksionet ndërkombëtare dobësojnë ekonominë e Koresë së Veriut

Sipas të dhënave të Bankës së Koresë së Veriut, ekonomia e vendit ka shënuar një rënie prej 3.5 për qind në vitin 2017 dhe shënon performancën më të varfër që nga viti 1997, kur vendi ishte në kthetrat e urisë vdekjeprurëse.

Banka shpjegoi të dhënat duke vënë në dukje sanksionet më të ashpra të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara si dhe thatësira.


“Rritja negative lidhet me një rënie në prodhimin e minierave dhe në tërheqjen e industrisë së saj të rëndë dhe kimike, pasi Kombet e Bashkuara imponuan sanksione më të ashpra mbi aktivitetet e saj bërthamore dhe raketore”, tha një zyrtar i bankës, për “Yonhap”, përcjell Telegrafi.

Raporti i bankës, gjithashtu thekson boshllëkun midis Koresë së Veriut, me të ardhurat bruto të vendit, që vitin e kaluar qëndronin në 32.3 miliardë dollarë, që ishte vetëm 2.1 përqindëshi i Koresë së Jugut.

Me kënd bënë tregti Koreja e Veriut? (Video)
Lexo po ashtu Me kënd bënë tregti Koreja e Veriut? (Video)

83 për qind të eksporteve koreane-veriore janë me Kinën, 3.5 për qind janë me Indinë, 1.5 për qind me Pakistanin, 1.2 për qind me Burkina Faso dhe 10.8 për qind me vendet tjera. /Telegrafi/