LAJMI I FUNDIT:

Me kënd bënë tregti Koreja e Veriut? (Video)

Me kënd bënë tregti Koreja e Veriut? (Video)

SHBA-të i dhanë një goditje tjetër Koresë së Veriut me sanksionet e reja që i vendosen me 26 shtator 2017, ato janë vazhdimësi e një urdhri të dy sanksioneve nga Kombet e Bashkuara.

Këto sanksione tentojnë të krijojnë presion ekonomik tek Kim Jong Un që të ndaloj regjimin e tij nuklear.


83 për qind të eksporteve koreane-veriore janë me Kinën, 3.5 për qind janë me Indinë, 1.5 për qind me Pakistanin, 1.2 për qind me Burkina Faso dhe 10.8 për qind me vendet tjera, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Duke i respektuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara, Kina është pajtuar t’i ndaloj disa pjesë të tregtisë.

Importi i tekstilit nga Koreja e Veriut është ndaluar në drejtim të Kinës dhe eksportet e produkteve të naftës janë kufizuar.

Importet e koreane shumica janë nga Kina me 85 për qind, ndjekur nga India me 3.5 për qind, 2.3 me Rusinë, 2.1 për qind me Tajlandën, 1.5 për qind me Filipinën, 1.5 për qind me Meksikën dhe 4.7 për qind me pjesën tjetër të botës. /Telegrafi/