LAJMI I FUNDIT:

Sandro largohet, vjen Marcelo?

Sandro largohet, vjen Marcelo?

Raportimet e mediave vazhdojnë të këmbëngulin se Alex Sandro është gati për një transferim në Paris Saint-Germain, i cili do të hapte derën e afrimit të Marcelos te Juventusi.

Mbrojtësi brazilian i Juventusit është i preferuari i gjigantit francez për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas mediave në Francë, PSG tashmë ka rënë dakord me kushtet personale dhe të dy klubet mund të diskutojnë një transferim të mundshëm.

Refuzohet oferta e PSG-së për Alex Sandron
Lexo po ashtu Refuzohet oferta e PSG-së për Alex Sandron

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se një ofertë 40 milionë euro është refuzuar nga Zonja e Vjetër dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të kemi një ofertë të re.

Alex Sandro (Getty Images)

Alex Sandro ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, kështu që transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Marcelo (Getty Images)

Megjithatë, nëse braziliani do të largohet nga Torino, zëvendësimi i tij ka gjasa të jetë pikërisht një bashkëkombës i tij.

Marcelo mund t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi
Lexo po ashtu Marcelo mund t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi

Është fjala për mbrojtësin e njohur të Real Madridit, Marcelo, i cili ka fituar gjithçka me Mbretërit.

Nuk është sekret se Marcelo dhe Cristiano Ronaldo janë miq të fortë dhe ata mund të ribashkohen pas kohës së tyre së bashku në Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori