LAJMI I FUNDIT:

Sancho lidhet me një transferim befasues te Real Madridi

Sancho lidhet me një transferim befasues te Real Madridi

Real Madridi është klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Ylli anglez ka qenë i lidhur me pothuajse çdo klub kryesor në futbollin botëror, ndërsa tashmë garën i është shtuar edhe një klub tjetër i madh.


Sipas gazetës spanjolle AS, Sancho po lidhet me një transferim te Real Madridi dhe ky lajm ka zënë ballinën e edicionit të sotëm (e mërkurë).

Giggs zgjedh tre lojtarët e rinj më të mirë në futbollin botëror
Lexo po ashtu Giggs zgjedh tre lojtarët e rinj më të mirë në futbollin botëror

Nuk është befasi – me 17 gola dhe 17 asistime vetëm në Bundesligë këtë sezon, statistikat e tij përputhen me lojtarët më të mirë në Evropë.

Sytë e Evropës kanë qenë te Bundesliga javëve të fundit, si liga e parë e madhe që rifilloi, dhe Sancho nuk e ka lënë veten “keq”, pasi ka shënuar het-trik në fundjavë.

Dortmundi ‘shkatërron’ Paderbornin, Sancho me het-trik
Lexo po ashtu Dortmundi ‘shkatërron’ Paderbornin, Sancho me het-trik

Real Madridi ka të ngjarë të mos ketë fonde për ta nënshkruar këtë verë, por do të shpresojë që asnjë skuadër tjetër të mos paguajë shifrën e kërkuar për anglezin dhe ta kenë rrugën e lirë, kur ata të kenë mbledhur disa fonde dhe të kenë vlerësuar dëmin e krizës se coronavirusit.

20-vjeçari ka disa vendime të mëdha që vijnë në 12 muajt e ardhshëm dhe njëra nga to është zgjedhja e klubit të ri, pasi ai pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali, Chelsea dhe Barcelona. /Telegrafi/

Ballina e gazetës AS

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori