LAJMI I FUNDIT:

Sanchez: Nuk largohem nga Arsenali

Sanchez: Nuk largohem nga Arsenali

Alexis Sanchez i ka premtuar Arsenalit se ai nuk do të largohet nga klubi.

Kiliani pritet të kthehet në formacion në ndeshjen ndaj Chelseat të dielën pas dy muajve jashtë për shkak të problemeve në kofshë.

“Jam shumë i kënaqur te Arsenali dhe nuk po mendoj që të largohem”.


“Uniteti mes tifozëve, kloubit dhe lojtarve është i madh dhe përkrahësit kanë qenë fantastik. Ne i vuajmë humbjet dhe kënaqemi bashkë në fitore”.

“Ne po demonstorjmë se jemi kandidat për titull. Mendoj se i kemi të gjitha aftësitë për t’u bërë kampionë”, u shpreh Sanchez.