LAJMI I FUNDIT:

Samuel L. Jackson interpretim nga “Pulp Fiction” (Video)

Samuel L. Jackson interpretim nga “Pulp Fiction” (Video)

Aktori hollivudian, Samuel L. Jackson, ditë më parë ka qenë pjesëmarrës në emisionin “The Graham Norton Show”, në të cilin i është kërkuar që të bëjë monologun e tij të famshëm nga filmi “Pulp Fiction”.

Njëzet vite pas lansimit të filmit, 65-vjeçari është treguar i jashtëzakonshëm në interpretimin e tij.

Bëhet fjalë për skenën e famshme të protagonistit Ezekiel, ndërsa kësaj radhe prezantuesi ka kërkuar nga aktori të imagjinojë sikur po i flet të dashurit të vajzës së tij. /Telegrafi/