Samsung thuhet se po punon në një platformë gjeneruese të Inteligjencës Artificiale (AI) që mund të rivalizojë ChatGPT-n e OpenAI.
Konglomerati i Koresë së Jugut thuhet se ka bashkëpunuar me një tjetër gjigant teknologjik korean për të zhvilluar mjetin me Inteligjencë Artificiale, transmeton Telegrafi.
Shërbimi thuhet se do të jetë i disponueshëm vetëm për punonjësit e Samsung dhe kompania po kërkon parandalojë rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme për shkak të përdorimit të mjeteve publike të AI-s – së pari do të përdorë mjetin e saj në biznesin e saj të gjysmëpërçuesve dhe më vonë tek bizneset e tjera të saj, sipas një raporti.
Një raport në The Korea Economic Daily, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, thotë se Samsung po punon me Naver për të krijuar një platformë me Inteligjencë Artificiale që mund të konkurrojë me ChatGPT-n. Megjithatë, ky shërbim do të jetë i disponueshëm në gjuhën koreane dhe vetëm për divizionin gjysmëpërçues të Samsung-ut – Device Solutions (DS). Biznese të tjera, si Device eXperience (DX) i Samsung mund të fitojnë përfundimisht akses në mjet.
Raporti nuk përmendi ndonjë emër për shërbimin gjenerues të Inteligjencë Artificiale, por thekson se firmat koreano-jugore priten ta lansojnë mjetin në muajin tetor. Samsung dhe Naver ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e mjetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Logitech po përgatit një mi “të zgjuar”: Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet – sa do të kushtojë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Një robot humanoid i përshkruar si “më i avancuari në botë” do të shfaqet në Skoci
Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë
Viber prezanton funksionin e ri me Al
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale
Sony PlayStation 5 Pro me memorie më të shpejtë - çfarë do të thotë për krijuesit e video-lojërave
Një robot humanoid i përshkruar si "më i avancuari në botë" do të shfaqet në Skoci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE