LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Tab Active5 në SHBA

Samsung prezanton Galaxy Tab Active5 në SHBA

Dy vjet pasi Galaxy Tab Active4 Pro debutoi në treg, Samsung ka prezantuar vazhdimin e Galaxy Tab Active5.

Edhe pse tableti u zbulua zyrtarisht në fillim të vitit 2024, klientëve amerikan iu desh të prisnin më shumë se një muaj për të pranuar porositë e tij.


I cilësuar si “tablet i mirë për biznes”, Galaxy Tab Active5 vjen me përmirësime të rëndësishme në performancë, ka qëndrueshmëri dhe siguri më të mirë, krahasuar me modelin e mëparshëm.

Sa i përket çmimit, modeli i ri është në dispozicion në SHBA për 509 euro. Megjithatë, çmimi i variantit 5G kap vlerën e 611 eurove, transmeton Telegrafi.

Galaxy Tab Active5 është i pajisur me procesorin Exynos 1380 të Samsung, i shoqëruar me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie.

Gjithashtu, përmban një ekran TFT LCD me frekuencë rifreskimi 120 Hz, dhe është i certifikuar me IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Galaxy Tab Active5 mundësohet nga një bateri e zëvendësueshme 5,050 mAh dhe funksionon me sistemin operativ Android 14. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori