LAJMI I FUNDIT:

Sampdoria ia bëri ‘korridorin e nderit’ Interit, Ranieri zbulon se e kujt ishte ideja për ta nderuar kampionin e ri të Serie A

Sampdoria ia bëri ‘korridorin e nderit’ Interit, Ranieri zbulon se e kujt ishte ideja për ta nderuar kampionin e ri të Serie A

Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri ka konfirmuar se ishte ideja e tij për t’i dhënë Interit ‘korridorin e nderit’ pas suksesit të tyre në Serie A, ku fituan Scudetton katër ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit 2020/21.

Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Sampdorias me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Gagliardini (4’), Alexis Sanchez (26’, 36’), Andrea Pinamonti (61’) dhe Lautaro Martinez (70’), ndërsa për mysafirët shënoi Keita Balde (34’).

Interi fiton me stil kampioni, feston titullin duke i shënuar pesë gola Sampdorias
Lexo po ashtu Interi fiton me stil kampioni, feston titullin duke i shënuar pesë gola Sampdorias

Megjithatë, vëmendja u ‘vodh’ nga gjesti i klubit të Samporias para-ndeshjes, ku vendosën t’i nderojnë kampionët e ri të Italisë duke ia bërë ‘korridorin e nderit’.

Lojtarët dhe stafi i Sampdorias qëndronin në të dy anët e fushës për t’i dhënë Kampionëve të Italisë një ‘korridor nderi’, diçka që shihet shpesh në Angli, por rrallë në Itali.

Në mënyrë të pashmangshme, ishte ideja e trajnerit Ranieri, një zotëri i cili kaloi shumë vite në Ligën Premier, ku edhe u shpall kampion me Leicester Cityn.

“Unë i thashë Quagliarellas dhe djemve se do të ishte mirë të bënim këtë gjë, ashtu siç e bëjnë në Angli, dhe ata menjëherë ranë dakord me mua”, ka thënë fillimisht Ranieri.

“Ky është sporti. Unë besoj se sporti duhet të jetë në këto gjeste të vogla, veçanërisht për një ekip që fitoi katër ndeshje para fundit.

“Ne e patëm atë në Leicester, duke marrë ‘korridorin e nderit’ në Chelsea në ndeshjen tjetër”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori