LAJMI I FUNDIT:

Samba braziliane e Drenicës – Denisson rrëfehet për të gjitha, nga acari i Kosovës te kthimi në yll që po shkëlqen në BKT Superligë

Samba braziliane e Drenicës – Denisson rrëfehet për të gjitha, nga acari i Kosovës te kthimi në yll që po shkëlqen në BKT Superligë

Denisson Silva zbarkoi në afatin kalimtar të janarit te Drenica, por vetëm në këtë sezon ka filluar t’i tregojë vlerat e tij, duke shkëlqyer pothuajse në çdo ndeshje.

Braziliani po vallëzon këtë sezon mes mbrojtjeve kundërshtare dhe është një nga armët më të forta të Drenicës, që këtë vit po lufton për pjesën e epërme të renditjes.


Denisson ka shënuar pesë gola deri më tani në BKT Superligë, ndërsa që nga koha kur Serginho (tani lojtar te Giresunspor) luante te Hajvalia, nuk ka pasur brazilian më kualitativ në futbollin tonë.

Braziliani në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij shënoi fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, shënoi të dy golat.

Në një intervistë për Telegrafin, Denisson ka folur për përshtatjen e tij te Drenica, formën , kundërshtarët dhe gjithçka tjetër.

Ai thotë se pas një kohe ka filluar të ndjehet mirë, duke u përshtatur edhe me motin, pasi për dallim nga Brazili këtu bën më ftohtë. Ai thotë se bashkëlojtarët dhe tifozët e kanë bërë që të përshtatet shpejtë.

“Tani po ndihem mirë. Është një vend interesant. Kemi tifozë të mirë, bashkëlojtarë të mirë, që më kanë ndihmuar shumë që kur erdha këtu”.

“Për ne brazilianët nuk është e lehtë në momentin e parë, sepse nuk jemi mësuar me dimrin e ftohtë, dhe gjërat e tjera, por gjithmonë gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta”, deklaroi fillimisht ai.

Denisson beson që skuadra e ka filluar sezonin shumë mirë, ndërsa shton se me mentalitetin e duhur, ata do të arrijnë të kapin Evropën.

“Ne e filluam këtë sezon shumë mirë, nëse kemi një mentalitet fituesi dhe qëndrojmë të përqendruar në çdo ndeshje, jam i sigurt se mund të luftojmë për Evropën”, shtoi ai.

Me pesë golat e shënuar dhe asistimet ai është duke u kthyer në njërin ndër lojtarët më të rrezikshëm në Superligë, ku edhe vet është i kënaqur me formën, por beson që mundet edhe më shumë.

“Gjërat po funksionojnë mirë, siç prisja para fillimit të sezonit. Me pesë gola deri tani. Jam i sigurt se do të vazhdoj të përmirësohem dhe do të bëj gjithnjë e më shumë gjëra të mëdha për ekipin dhe për veten time”, ka thënë Denisson për Telegrafin.

Tutje ish futbollisti që ka luajtur te Braga B në Portugali, deklarohet edhe për rivalët për titull dhe lojtarin më kualitativ që luajtur kundër tij në Kosovë.

“Këtu ka ekipe të mira, si Prishtina, Ballkani, Drita. Është gjithmonë një luftë e mirë me ta. Ata kanë shumë lojtarë të mirë”.

“Duke folur për lojtarët kundërshtarë, sigurisht që shohim shumë lojtarë të mirë, por ai që më bëri më shumë përshtypje ishte Erjon Vucaj, lojtari i Dritës. Për mua ai është një nga mesfushorët më të mirë kundër të cilëve kam luajtur”, nënvizoi Denisson.

Në fundjavë Drenica luan ndaj Prishtinës në stadiumi “Fadil Vokrri’, ku braziliani do të kërkojë sërish të shijojë ‘samban’ e tij në fushë dhe pse jo të marr tri pikët.

“Pres një ndeshje të vështirë, sepse ata (Prishtina) janë një nga klubet më të mëdha në këtë vend. Çdo ndeshje kundër tyre është një luftë për ne. Shpresoj se mund të bëjmë një punë të mirë atje dhe t’i marrim tri pikë”, përfundoi Denisson.

Drenica aktualisht gjendet në vendin e dytë me 20 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori