LAJMI I FUNDIT:

Sam Smith shkëmben puthje në buzë me të dashurin e tij, Christian Cowan

Sam Smith shkëmben puthje në buzë me të dashurin e tij, Christian Cowan

Sam Smith u pa duke shkëmbyer puthje në buzë me të dashurin e tij të përfolur, Christian Cowan, në rrugët e New Yorkut.

31 vjeçari u fotografua më pas duke përqafuar shoqen e tyre të ngushtë, Kim Petras, gjersa po festonin Paradën e Krenarisë në Manhattan.


Artisti i famshëm kishte veshur një palë xhinse të shkurtra dhe çizme kauboj, ndërsa partneri i tij u shfaq me një kapelë po ashtu kauboj.

Foto: Backgrid

Kim, 30 vjeçare, po buzëqeshte duke përqafuar Samin dhe kishte veshur një fund të shkurtër me lule.

Sam Smith shihet me të dashurin e supozuar duke shkuar në Paradën e Krenarisë në New York
Lexo po ashtu Sam Smith shihet me të dashurin e supozuar duke shkuar në Paradën e Krenarisë në New York

Gjatë muajve të fundit vlen të ceket se Sam dhe Christian kanë kaluar shumë kohë së bashku.

Foto: Backgrid

Për Paradën e Krenarisë në New York do të mbahej edhe një koncert, në të cilin do të interpretonin yje si: Bad Bunny dhe Christina Aguilera.

Krijuesi i hitit “Hoë do you sleep?” ka qenë në vëmendje këtë periudhë për shkak të veshjeve në publik. /Telegrafi/

Foto: The Image Direct