LAJMI I FUNDIT:

Sam Smith hedh poshtë thashethemet për ndarje, fotografohet duke u puthur me të dashurin e tij në New York

Sam Smith hedh poshtë thashethemet për ndarje, fotografohet duke u puthur me të dashurin e tij në New York

Sam Smith i vërtetoi se marrëdhënia e tij me të dashurin është e fortë ndërsa u shfaq me dizajnerin e modës, Christian Cowan, të mërkurën.

Këngëtari, 31 vjeç, u puth me partnerin e tij teksa çifti dolën së bashku në New York City – duke hedhur poshtë thashethemet se ata janë ndarë.


Kishte pasur frikë për romancën gjatë festave të Krishtlindjeve, pas pretendimeve që Sam ishte regjistruar në aplikacionin e takimeve për të famshëm ‘Raya’ pas ndarjes së çiftit.

Megjithatë, një burim i afërt me Samin shpejt zbuloi për DailyMail, se ata ishin ende bashkë dhe hodhi poshtë pretendimet për profilin e yllit britanik në aplikacionin ‘Raya’.

Gjatë daljes, Sam dukej mjaft me stil i veshur me një fund të gjatë me motive blu dhe xhaketë gri, të kombinuar me çizme të trasha.

Inspiruar nga Keni i "Barbie", Sam Smith shfaqet i veshur me ngjyrën rozë dhe flokët biond
Lexo po ashtu Inspiruar nga Keni i "Barbie", Sam Smith shfaqet i veshur me ngjyrën rozë dhe flokët biond

Ndërkohë, Christian, 28 vjeç, dukej shumë modern i veshur me një xhaketë të zeze e fryrë teksa pinte një kafe.

Në fillim të janarit, një i afërt i Samit u shpreh se marrëdhënia e tyre ishte ende e fortë dhe hodhi poshtë pretendimet se këngëtari ishte aktiv në aplikacionin ‘Raya’.

Burimi tha për DailyMail: “Sam dhe Christian janë ende në një marrëdhënie dhe ata nuk kanë ndonjë profil në Raya. Duke qenë se ekziston një profil për ta në aplikacion, tani ka frikë se dikush po përsonifikon Samin dhe ata do të flasin me drejtuesit e aplikacionit për këtë çështje”.

Fituesi i pesë çmimeve “Grammy” ka qenë në lidhje me Christian që prej janarit të kaluar pasi e njohu dizajnerin, kur ai bashkëpunoi me Samin në kostumet për videoklipin e këngës, “I’m Not Here to Make Friends”.

Christian, klientela e të cilit përfshinë yje të listës A si: Lady Gaga, Jennifer Lopez, Cardi B dhe Heidi Klum, konfirmoi romancën e tij me Samin në janar të vitit 2023, ndërsa dyshja ecnin krah për krah në New York.

Kjo ka qenë lidhja e parë publike e Samit që prej ndarjes nga aktori i “13 Reasons Why”, Brandon Flynn, 30 vjeç.

Në 2019, Sam zbuloi se ai identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini), dhe përdor përemrat “ai” dhe “ajo” kur bëhet fjalë për të.

Sam shkroi në Instagram: “Pas një jete të tërë duke luftuar me gjininë time, kam vendosur të përqafoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë”.

Duke folur për gjininë e tij të papërcaktuar, Sam tha: “Unë nuk jam as mashkull as femër, mendoj se unë rrjedh diku në mes. Është gjithçka në spektrin tim”.

Këngëtari, i njohur për hitet si “Dancing With a Stranger”, “Too Good At Goodbyes” dhe “Writing’s on the Wall”, thotë se është i hapur për të takuar këdo që bien në dashuri me të.

“Unë zakonisht nuk kam menduar kurrë për njerëzit, për asnjë qenie njerëzore, në terma të ngurtë. Unë jam rritur në një familje ku balanca e fuqisë së gjinive dhe të gjitha këto gjëra ishin ndryshuar plotësisht. Nëna ime punonte, babai im ishte baba në shtëpi. Motrat e mia janë gra shumë të forta”, tha këngëtari britanik.

Përveç romancës së tyre me Brandon Flynn, Sam gjithashtu ka qenë në lidhje me Jonathan Zeizel më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori