Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAl, Sam Altman, është rikthyer në bordin e drejtorëve të kompanisë pas një hetimi të jashtëm për trazirat që dërguan në largimin e tij nga puna.
OpenAl tha se hetimi nga kompania ligjore WilmerHale, ka arritur në përfundimin se largimi i Altman ka qenë si pasojë e “prishjes së marrëdhënieve dhe humbjes së besimit” midis tij dhe bordit të mëparshëm.
Për më shumë se tre muaj, OpenAl ka zbuluar copëza nga ajo se çfarë e shtyu bordin ta largonte Altman, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë në atë kohë, bordi e akuzonte Altman se nuk ishte “i sinqertë në komunikimet e tij”.
Por, më pak se një javë më vonë, ai u rikthye në pozitën e CEO-së pasi shumë anëtarë të kompanisë kërcënuan të jepnin dorëheqje nëse ai nuk kthehej, duke përfshirë kryetarin e bordit, Greg Brockman.
Bëhet e ditur se përveç Altman, tashmë bordit i janë shtuar edhe tre gra: Sue Desmond-Hellman, Nicole Seligman, dhe Fidji Simo.
Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për t’u treguar klientëve dhe investitorëve se po përpiqen t’i kalojnë problemet e brendshme që pothuajse e shkatërruan atë vitin e kaluar.
Bëhet e ditur se pjesa më e madhe e konflikteve të OpenAl janë të rrënjosura në strukturën e saj të pazakontë të qeverisjes.
E themeluar si organizatë jofitimprurëse e cila ndihmon njerëzimin, tani është një biznes i madh me rritje të shpejtë.
Por me sa duket kompania ka ende probleme me të cilat duhet të përballet, duke përfshirë një padi të ngritur nga miliarderi Elon Musk, i cili vite më parë ndihmoi në financimin e OpenAl.
Musk pretendon se kompania po e tradhëton misionin e saj themelues në ndjekje të fitimeve.
Gjithashtu, OpenAl është paditur edhe nga një sërë mediash duke përfshirë New York Times, Intercept, AlertNet, dhe Raw Story, mbi akuzat se produktet e tyre gjeneruese me Inteligjencë Artificiale (Al) kanë shkelur ligjet e të drejtave të autorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeni robot bëhet me gëzof
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Razer Switchblade
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City