LAJMI I FUNDIT:

Salma Hayek për martesën dhe amësinë: Jam e lodhur, nuk do të gënjej

Salma Hayek për martesën dhe amësinë: Jam e lodhur, nuk do të gënjej
Francois-Henri Pinault dhe Salma Hayek (Foto by Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Salma Hayek dhe François-Henri Pinault janë të martuar tashmë dhjetë vjet, por aktorja simpatike shpesh nuk i pëlqen të flasë për mënyrën se si u takuan të dy.

Dhe ka gjithashtu një arsye të mirë për këtë, e cila gjë do të ishte shembull për të gjithë njerëzimin.

“Është një histori romantike, e pabesueshme, por është e imja. Nuk dua ta vulgarizoj duke e kthyer atë në një histori që do të më bënte interesante”, tha ajo për një reviste amerikane.

Salma dhe biznesmeni francezë janë më shumë se të suksesshëm në marrëdhëniet e tyre dhe historia e tyre private e dashurisë ka mbetur kryesisht private gjatë dhjetë viteve të fundit. Kur filloi romanca e tyre, Hayek ishte 39-vjeçare gjersa kur lindi vajzën Valentina ishte 41-vjeçare.

“Unë mendoj se jam më mirë në rolin e nënës sepse e kam lindur vajzën time pak me vonesë”, tha ajo dhe më tej shtoi “Por, jam e lodhur, nuk do të gënjej.”

Salma Hayek martohet për herë të tretë me të njëjtin person
Lexo po ashtu Salma Hayek martohet për herë të tretë me të njëjtin person

“Valentina është shumë krijuese, shumë e zgjuar, shumë e mprehtë, por edhe kokëfortë”, tha ajo, duke e përshkruar si nënë krenare vajzën e saj 11-vjeçare.

Sa i përket krahut të saj të djathtë, ajo e cilësoi Pinaultin si “burrin më të mirë në botë”. Ajo thotë për të “Unë jam me të atë që jam dhe nuk mendoj se dikush po përpiqet të më kufizojë në asnjë mënyrë”.

View this post on Instagram

#lacma #gucci #gala

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek) on Nov 3, 2018 at 8:54pm PDT

Aktorja ishte veçanërisht e sinqertë kur fliste për reagimet e njerëzve ndaj martesës së saj me një biznesmen francez “Shumë njerëz u tronditën me njeriun që u martova dhe prej tyre tani janë larguar nga unë”.

“Por kjo është një mënyrë tjetër për të treguar racizmin. Ata nuk mund të besojnë se kjo grua meksikane ka hyrë në jetën e tij”, shtoi artistja.

Ndryshe, Hayek është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori