LAJMI I FUNDIT:

Salihi në formë të lartë: Jam i gatshëm për Kombëtaren

Salihi në formë të lartë: Jam i gatshëm për Kombëtaren

Wiener Neustadt bëri një lëvizje të mirë në verë kur i besoi sulmuesit Hamdi Salihi, që në Austri deri më tani ka gjetur rrugën e rrjetës 13 herë.

Së fundmi ai ka folur për eksperiencën e tij të re, objektivin që ka skuadra, ndërkohe që kur i përmendet Kombëtarja thekson se është gati për të në çdo moment. Në fund flet për Superioren dhe largimin.


“Po shkon pak ndoshta edhe jashtë parashikimeve, por ndihem mirë sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar shumë dhe gjithçka po funksionon perfekt. Pastaj pak rëndësi ka sa vite do të luaj, sepse këtë nuk e llogaris sa herë që bëj gol. E rëndësishme është që për sa kohë të luaj të mos bie poshtë këtyre niveleve dhe të mos bëhem qesharak”.

“Mundësitë janë shumë të mëdha për t’u kthyer prej këtij viti në Bundesligë, pasi dy skuadra ngjiten direkt, ndërsa i treti shkon në ‘play-off’. Po të mbajmë këtë ritëm, besoj që do t’ia arrijmë. Është pak e vështirë, pasi Riedi dhe Insbruku janë ekipe më të organizuar dhe me më tepër traditë, por do të ishte e bukur ta arrinim këtë objektiv”.

“Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares, edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë. Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për t’u afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë: vitet ecin dhe normalisht që trajneri besoj që ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin Kombëtar”.

“Kam parë disa ndeshje të Skënderbeut dhe të Vllaznisë. Skënderbeu është 100% ashtu si e kisha menduar. Edhe pse njerëzit mund të mendojnë se ritmi në Europë të lodh, por është e kundërta. Ritmin që mban gjatë Europa Leagues e mban edhe në kampionat dhe bën diferencë me ekipet e tjera. Besoj se deri në dhjetor Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët dhe do të bëjë atë për të cilën është ndërtuar: Që të shpallet kampion”.

“Që në fushë atë ditë (ndeshja me Kukësin) e mora vendimin se koha ime në kampionatin shqiptar kishte mbaruar. Ishte e mjaftueshme ajo që kisha kaluar. Më vjen keq për gjestin dhe gjithçka, por ato janë gjëra që i takojnë së kaluarës dhe mund t’i ndodhin kujtdo. Më vjen mirë që Skënderbeu është kthyer shumë shpejt dhe ka ditur të kalojë situatat e vështira të atij fund-kampionati”, ka deklaruar Salihi në “Supersport.al”.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori