LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Kryeministri t’i shkarkojë ministrat e Listës Serbe (Video)

Salihaj: Kryeministri t’i shkarkojë ministrat e Listës Serbe (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk është koha për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka në plan që të nis fushatën parazgjedhore, siç tha ai, një vit përpara.

Salihaj ka thënë se “PDK po e nxehë situatën për zgjedhje të parakohshme”.


Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, duke folur për rikthimin e Listës Serbe në Institucionet e Kosovës, ka thënë se kryeministri Mustafa duhet t’i shkarkojë ata nga detyra.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Salihaj ka thënë se nuk ka logjikë të bëhet Ushtria pa amerikanët.

“Nuk ka logjikë, s’di pse Thaçi e bëri”, ka thënë Salihaj.

Ai në këtë emision ka folur edhe për tema të tjera. /Tribuna/