Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka zgjedhur të mos jap deklaratë pa betim në fund të procesit gjyqësor dhe as të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.
Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme nga kryetarja e turpit gjykues Mappie Veldt-Foglia e cila ka thënë se kishin planifikuar pyetje për Mustafën që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999.
Edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmërinë për të folur para trupit gjykues, Mustafa përmes mbrojtjes së tij kishte njoftuar se nuk do ta bëjë këtë.
“Përmes parashtrimit të protokolluar me numër 410, i cili fatkeqësisht është bërë më pak se 24-orë përpara seancës së sotme, mbrojtja ka informuar se zotëri Mustafa e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të jap deklaratë pa betim dhe as nuk do të t’iu përgjigjet pyetjeve të turpit gjykues. Rrjedhimisht deklarata pa betim sipas rregullës 142 të rregullores dhe proceduat përkatëse nuk do të zhvillohen”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
Gjykatësja ka thënë se për Mustafën trupi gjykues kishte planifikuar pyetje që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999, raporton kp.
“Zotëri Mustafa, arsyeja pse trupi gjykues dëshironte t’u bënte pyetje ishte ndër të tjera për t’u përpjekur për të sqaruar se çfarë ka ndodhur aso kohe në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj, nëse keni pasur rol, në kuadër të aktakuzës së konfirmuar. Pyetjet që trupi gjykues do t’u kishte bërë, do të duhej të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo.
Tutje, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun ndërkohë që kryetarja e trupit gjykues e ka lëshuar një urdhër.
Në këtë seancë, mbrojtja e Salih Mustafës, avokati Julius Von Bone ka thënë se do të mbyllin çështjen deri më 26 maj 2022.
“Më 99% më datë 26 (maj) do të mbyllim paraqitjen e lëndës sonë”, ka thënë Von Bone.
Gjithashtu, trupi gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri brenda datës 24 maj të paraqes kërkesën përkundër provave nëse synojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës pritet të mbahet në fillim të muajit qershor.
Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.
Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruarar i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre