LAJMI I FUNDIT:

Salah i pandalshëm me golat e tij, në çdo sezon te Liverpooli ka realizuar mbi 20 gola

Salah i pandalshëm me golat e tij, në çdo sezon te Liverpooli ka realizuar mbi 20 gola

Liverpooli është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultat të pastër 2-0.

Golin e dytë në këtë sfidë e realizoi Mohamed Salah dhe për egjiptianin ishte një gol shumë i rëndësishëm.


Salah po kalon vitin e tij të gjashtë te Liverpooli dhe me golin e shënuar ndaj Wolves ka arritur shifrën e 20 golave këtë sezon.

Në fakt Salah që gjashtë vite gjithmonë ka realizuar mbi 20 gola në sezon.

Në sezonin e tij të parë 2017/18 në Anfield, Salah realizoi 44 gola në 52 ndeshje,teksa në të dytin 27 në po aq takime.

Në sezonin 2019/20 reprezentuesi egjiptian shënoi 23 gola në 48 ndeshje, derisa në 2020/21 31 gola në 51 ndeshje.

Agjenti i Salah tregon se a ka të ardhme egjiptiani te Liverpooli
Lexo po ashtu Agjenti i Salah tregon se a ka të ardhme egjiptiani te Liverpooli

Edhe edicioni 2021/22 ishte i ngjashëm me atë paraprak për ish-sulmuesin e Romës Chelseat e Fiorentinës.

Këtë sezon Mo Salah ka realizuar 20 gola në 36 ndeshje dhe ka ende ndeshje para vetës që të shtoj numrin e golave për The Reds. /Telegrafi/