LAJMI I FUNDIT:

Salah, Mane, Kessie e Aubameyang: Kush janë 15 lojtarët më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021?

Salah, Mane, Kessie e Aubameyang: Kush janë 15 lojtarët më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021?

Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) fillon në fund të javës dhe do të ketë shumë talente të mëdhenj në këtë garë.

Turneu dy-vjetor është një nga ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në nivel global dhe zhvillohet çdo dy vjet, ku u ofron lojtarëve të rinj dhe të vjetër mundësinë për të shfaqur talentet e tyre në futbollin botëror.


Gara do të fillojë këtë të diel, më 9 janar, dhe do të shfaqë disa kombëtare të mbushura me talente dhe emrash të mëdhenj nga ligat më të mira evropiane.

Kampioni në fuqi, Algjeria ka një nga skuadrat më emocionuese në turne dhe do të jetë një nga favoritët për të ruajtur titullin, me yllin e saj Riyad Mahrez që luan te Manchester City.

Ata ka të sfidohen nga Senegali, i cili gjithashtu mburret me një sërë lojtarësh të shquar, duke përfshirë Sadio Mane (Liverpool), Edouard Mendy (Chelsea) dhe Kalidou Koulibaly (Napoli).

Më poshtë i gjeni 15 lojtarët më të talentuar që do të luajnë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021.


Top 15 lojtarët më të talentuar në Kupën e Kombeve të Afrikës

15. Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain dhe Maroku

14. Yves Bissouma – Brighton dhe Mali

13. Romain Saiss – Wolverhampton dhe Maroku

12. Wilfred Ndidi – Leicester dhe Nigeri

11. Said Benrahma – West Ham dhe Algjeria

10. Sebastien Haller – Ajax dhe Bregu i Fildishtë

9. Kelechi Iheanacho – Leicester dhe Nigeri

8. Pierre-Emerick Aubameyang – Arsenal dhe Gabon

7. Naby Keita – Liverpool dhe Guinea

6. Franck Kessie – AC Milan dhe Bregu i Fildishtë

5. Edouard Mendy – Chelsea dhe Senegal

4. Kalidou Koulibaly – Napoli dhe Senegal

3. Riyad Mahrez – Manchester City dhe Algjeria

2. Sadio Mane – Liverpool dhe Senegal

1. Mohamed Salah – Liverpool dhe Egjipt


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori