LAJMI I FUNDIT:

Sagnol: Fajin për përjashtimin e Zidane në finalen e vitit 2006 e pati Wiltord (Video)

Sagnol: Fajin për përjashtimin e Zidane në finalen e vitit 2006 e pati Wiltord (Video)
(Foto: Getty Images)

Edhe pse kanë kaluar shumë vite qëkur Zinedine Zidane e goditi me kokë Marco Materazzin dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Francën me 10 futbollistë, në finalen e Botërorit ‘Gjermania 2006’, ky episod vazhdon të komentohet ende.

Së fundi, Willy Sagnol, njëri prej futbollistëve që ka qenë në fushë në atë sfidë, kujton me detaje skenën dhe thotë se fajtor për ndëshkimin me karton të kuq të trajnerit aktual të Real Madridit, ishte mesfushori i Francës, Sylvian Wiltord.


(Foto: Getty Images)

“Mendoj se ishte faji i Wiltordit. Në momentin e incidentit, topin e kishte Makelele dhe ia pasoi Wiltordit, i cili e ndali topin dhe reklamoi atë çfarë kishte ndodhur”.

(Foto: Getty Images)

“Gjyqtari i takimit më pas u afrua dhe pasi u konsultuan me gjyqtarin e katërt, vendosën ndëshkimin e Zidane me të kuq”.

“Nëse Wiltord do të kishte vijuar normalisht lojën, gjyqtari kryesor nuk do ta kishte vërejtur këtë incident dhe nuk do arrinte deri te vendimi ekstrem”, është shprehur Sagnol.

Kujtojmë që atë finale e kishte fituar Italia pas ekzekutimit të penaltive.

Rezultati i kohës së rregullt përfundoi 1-1 me golat e dy protagonistëve, Zinedine Zidane dhe Marco Materazzi. /TCH/Telegrafi/

(Foto: Getty Images)