LAJMI I FUNDIT:

Sadiku shumë afër rikthimit te Lugano

Sadiku shumë afër rikthimit te Lugano

Armando Sadiku kthehet te Lugano në Superligën e Zvicrës, ekip ku luajti për herë të fundit në elitën e futbollit helvet para se të niste aventurën te Legia e Varshavës në Poloni e më pas te Levante në Spanjë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka kaluar me sukses testet fizike këtë të hënë në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, duke u transferohet në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.


Presidenti i Luganos, Enzo Renzetti, u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje, duke qenë i bindur se pavarësisht se vjen nga një dëmtim i rëndë, Sadiku mbetet më i fortë se të gjithë sulmuesit që ka aktualisht në skuadrën e tij.

Sadiku nuk kishte sukses te Levante pasi u përball me shumë lëndime

“Problemi i vetëm është se Sadiku nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare në këtë sezon. Gjithsesi, kam folur personalisht me djalin”.

“Është shumë i motivuar dhe po pret me padurim që të na bashkohet.”

Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar, më pas Sadiku do të zyrtarizohet te Lugano.

Te Levante sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë luajti vetëm pesë ndeshje, ndërsa nuk arriti të shënojë asnjë gol. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori